Ish-anëtari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, në një lidhje direkte për Kosova Live në T7 ka treguar se gjendet në Strasburg të Francë, për t’u ankuar rreth Gjykats Speciale dhe procesit gjyqësor që ka kaluar në Hagë, shkruan Gazeta Express.
Haradinaj ka thënë se ankesa e tij është pranuar dhe se e kanë telefonuar për të dhënë edhe një nënshkrim pas pranimit të ankesës.
Haradinaj në Gjykatën e Strasburgut është ankuar duke shfrytëzuar shtetësinë e tij suedeze, meqë Kosova s’ka të drejtë të referojë çështje në këtë Gjykatë meqë ende s’është anëtare e Këshillit të Evropës./GazetaExpress/