Nasim Haradinaj shpreh publikisht mbështetje për AAK-në në zgjedhjet e 7 qershorit - Gazeta Express
string(82) "nasim-haradinaj-shpreh-publikisht-mbeshtetje-per-aak-ne-ne-zgjedhjet-e-7-qershorit"

Lajme

Gazeta Express

20/05/2026 13:32

Nasim Haradinaj shpreh publikisht mbështetje për AAK-në në zgjedhjet e 7 qershorit

Lajme

Gazeta Express

20/05/2026 13:32

Nasim Haradinaj ka deklaruar publikisht mbështetjen e tij për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në zgjedhjet që pritet të mbahen më 7 qershor.

Në një postim të tij, Haradinaj i ka cilësuar këto zgjedhje si ndër më të rëndësishmet në historinë e pasluftës së Kosovës, duke theksuar se vendimi i tij politik është të mbështesë AAK-në si subjekt parlamentar.

Ai ka vlerësuar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka qenë një “zë i fuqishëm opozitar” në Kuvendin e Kosovës, duke shtuar se partia ka qëndruar kundër çdo qeverie me argumente, por edhe ka treguar, sipas tij, konstruktivitet kur është diskutuar interesi shtetëror.

Haradinaj ka theksuar gjithashtu se prania e kësaj partie në Parlament është “garanci për vendin, lirinë dhe shtetin”, duke nënvizuar se ajo ka ditur të balancojë, sipas tij, qëndrimet e ashpra ndaj çështjeve që lidhen me shtetin me maturi politike kur është e nevojshme.

Në mesazhin e tij, ai ka shprehur mbështetje edhe për figurat politike të kësaj partie, përfshirë Ramush Haradinaj, duke i quajtur ata njerëz që, sipas tij, kanë qenë të përfshirë në proceset më të vështira të shtetndërtimit.

“Përherë dhe gjithmonë me çlirimtarët dhe ndërtuesit e shtetit,” ka shkruar ai në fund të deklaratës së tij.

Advertisement
Advertisement
Advertisement