Naser Ziberi: Linjë telefonike falas për paraqitjen e cënimit të së drejtës së votës - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

26/09/2021 13:42

Naser Ziberi: Linjë telefonike falas për paraqitjen e cënimit të së drejtës së votës

Ballina

Gazeta Express

26/09/2021 13:42

Në prag të fillimit të fushatës së zgjedhjeve lokale të vitit 2021, e cila fillon nesër, avokati i popullit i përkujton qytetarët se në zyrën e tij funksionon linja telefonike falas 0800 54321, në të cilën do të mund të paraqesin çfarëdo qoftë cenimi të të drejtave të tyre, si gjatë kohës së zhvillimit të fushatës, ashtu edhe gjatë ditëve të zhvillimit të rrethit të parë dhe të dytë të zgjedhjeve lokale të vitit 2021, 17 dhe 31 tetor 2021.

Nga zyra e avokatit të popullit thanë se sipas paraqitjeve të qytetarëve do të veprohet menjëherë, ndërkaq të gjitha ankesat që do të arrijnë pas përfundimit të orarit të punës, pas orës 16:00, do të incizohen.

Lexo Edhe:

“Avokati i popullit në funksion të mbrojtjes dhe realizimit të të drejtës zgjedhore të qytetarëve do të veprojë në afat sa më të shkurtër pranë organeve kompetente dhe pranë institucioneve të tjera, me kërkesë që të veprojnë shpejtë dhe në mënyrë efikase në procesin e zgjedhjeve me qëllim që t’u sigurojnë realizimin e të drejtës së garantuar të qytetarëve.” thuhet në njoftim.

Na zyra e avokatit të popullit njoftuan se për paraqitjen e cenimeve qytetarët mund të drejtohen edhe në gjashtë zyrat rajonale çdo ditë pune prej orës 8 deri në orën 16:00, në numrat e telefonave si vijojnë:

Zyra rajonale në Strumicë 034 329-996,
Zyra rajonale në Kërçovë 045 228-586,
Zyra rajonale në Tetovë 044 344-082,
Zyra rajonale në Manastir 047 242-310,
Zyra rajonale në Shtip 032 389 -701,
Zyra rajonale në Kumanovë 031 431-488.
Kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi shpalli zgjedhjet lokale më 7 gusht për tu mbajtur më 17 tetor. Fushata e këtyre zgjedhjeve zyrtarisht fillon nesër. Fushata para raundit të parë duhet të përfundojë më 15 tetor, kur fillon edhe heshtja zgjedhore në mesnatë, ndërsa rrethi i dytë për kandidatët për kryetarë komunash do të zhvillohet më 31 tetor, konkretisht në komunat ku nuk do të ketë fitues pas raundit të parë të votimit më 17 tetor.