Naser Ramadani tregon a do të testohen deputetët - Gazeta Express
string(48) "naser-ramadani-tregon-a-do-te-testohen-deputetet"

Naser Ramadani tregon a do të testohen deputetët

Gazeta Express

29/06/2020 15:40

Drejtori i IKSHPK’së, Naser Ramadani, në një konferencë për media, ka folur edhe për testimin e deputetëve të Kuvendit të Koosvës

Kjo pasi Kuvendi i ka kërkuar IKSHPK’së që të shohë mundësinë e testimit të deputetëve.

Lexo Edhe:

Ramadani ka thënë se të gjithë personat që kanë shenja do të testohen me urgjencë, ndërsa të tjerët do të testohen po ashtu në bazë të udhëzuesve të IKSHPK-së dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Sa i përket çështjes së testimeve, ato janë të garantuara për çdo qytetar që ka indikacione epidemiologjike, ku përfshihen edhe institucionet e larta shtetërore, në këtë rast edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës. Duke pasur parasysh se në një vend, në një vatër ku rezulton një person pozitiv, Instituti Kombëtar gjurmon të gjitha rastet e kontaktit dhe të gjithë ata me shenja në radhën e parë, në mënyrë urgjente testohen. Por, të gjithë ata të tjerët që kanë nevojë të testohen, do të testohen në bazë të udhëzuesve të IKSHPK-së dhe OBSH-së, të cilët janë në fuqi dhe të cilët paraqesin kushtin themelor të gjurmimit aktiv, epidemiologjik për parandalimin e sëmundjes, sipas nevojës dhe indikacioneve epidemiologjike, do të testohen”, ka thënë Ramadani.

Ndërkohë, shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Po ashtu, pozitiv në testimet për koronavirus ka rezultuar edhe sekretari i Kuvendit të Kosovës./Express/