Naser Rafuna tregon se kur mund të rifillojë seriali ‘Çka ka shpija’ - Gazeta Express
string(66) "naser-rafuna-tregon-se-kur-mund-te-rifilloje-seriali-cka-ka-shpija"

Naser Rafuna tregon se kur mund të rifillojë seriali ‘Çka ka shpija’

Gazeta Express

28/04/2020 10:43

Masat e tanishme të Qeverisë kanë pezulluar xhirimet e serialit.

Masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për kufizimin e lëvizjes kanë bërë të pamundur mbajtjen e xhirimeve të serialit ‘Çka ka shpija’.

Lexo Edhe:

Aktori, Naser Rafuna, së fundmi me një postim të bërë në Facebook ka njoftuar se pa u bërë lehtësimi i këtyre masave nuk do të rifillojë seriali.

Ai thotë se së bashku me kastën e aktorëve shpresojnë se xhirimet do fillojnë pas 4 majit.

Postimi i plotë:

Të nderuar, per shkak te Pandemisë Covid-19,deri në lehtësimin e masave ,pra deri atëherë që shpresojmë shumë shpejt…(04 Maj ndoshta) do të vazhdojmë me episoda të reja të serialit “Çka Ka Shpija”. Kjo ngase masat e vendosura të lëvizjes nga Qeveria, na e kanë pamundësu xhirimin e episodave të reja.