NASA hutohen nga objekti ndëryjor që po përshpejton lëvizjen e tij drejt Tokës - Gazeta Express
string(78) "nasa-hutohen-nga-objekti-nderyjor-qe-po-pershpejton-levizjen-e-tij-drejt-tokes"

Mistere

Gazeta Express

06/11/2025 20:45

NASA hutohen nga objekti ndëryjor që po përshpejton lëvizjen e tij drejt Tokës

Mistere

Gazeta Express

06/11/2025 20:45

Një vizitor misterioz ndëryjor, i quajtur 3I/ATLAS, po lëviz më shpejt sesa prite ndërsa afrohet drejt Tokës, dhe sjellja e tij e pazakontë ka lënë astronomët pa përgjigje.

NASA konfirmon se objekti ka marrë një “shtysë” shtesë që nuk mund të shpjegohet nga graviteti i Diellit. Ndërsa Dielli ka pjesën e vet në rritjen e shpejtësisë, 3I/ATLAS po ndryshon drejtimin në mënyra që sfidojnë ligjet normale të gravitetit.

Objekti, i cili sipas disa shkencëtarëve mund të jetë një kometë, vendosi rekord si shkëmbi hapësinor më i shpejtë që ka hyrë ndonjëherë në sistemin diellor, duke udhëtuar me më shumë se 209,000 km/orë. Pas afrimit më të afërt me Diellin më 29 tetor (perihelion), shpejtësia e tij u rrit në rreth 244,000 km/orë.

Kometat normale përfitojnë nga shtysat e vogla kur nxehtësia e Diellit shkakton daljen e gazit të futur brenda tyre. Por fizikani i Harvardit, Avi Loeb, thotë se 3I/ATLAS tregon pak shenja të lëshimit të mjaftueshëm të gazit për të shpjeguar këtë rritje shpejtësie, duke sugjeruar një shkak jo-kometar.

Disa nga veçoritë e pazakonta të objektit përfshijnë:

Ndryshime të pazakonta në ngjyrë dhe shkëlqim – u bë blu pranë Diellit

Madhësi kolosale – rreth 33 miliardë tonë, shumë më e madhe se shkëmbat ndëryjorë tipikë.

Përbërje kimike – një përzierje nikel dhe dioksid karboni, jo si kometat e zakonshme të akullit dhe ujit.

Loeb madje ka spekuluar se 3I/ATLAS mund të jetë një anije kozmike jashtëtokësore, me një shtresë nikel për të mbrojtur nga nxehtësia e Diellit dhe ndoshta duke gjeneruar dritën e vet.

NASA planifikon ta studiojë më tej objektin me Telkopin Hapësinor James Webb në dhjetor, për të kërkuar ndonjë re gazi që mund të shpjegojë natyrën e tij.

Ndërsa shumica e shkencëtarëve besojnë se 3I/ATLAS u formua në një sistem yjor tjetër, trajektoria, madhësia dhe përbërja e tij e pazakontë vazhdojnë të ngrejnë pyetje.

“Nëse 3I/ATLAS nuk ka humbur mjaft masë pranë Diellit, përshpejtimi i tij duhet të ketë një shkak tjetër përveç avullimit të kometës,” thotë Loeb.

Qoftë kometë, shkëmb ndëryjor apo diçka më misterioze, 3I/ATLAS po sfidon njohuritë e shkencëtarëve mbi objektet që vijnë nga jashtë sistemit tonë diellor. /GazetaExpress/