NASA fotografon një vorbull në mes të Liqenit të Shkodrës - Gazeta Express
string(57) "nasa-fotografon-nje-vorbull-ne-mes-te-liqenit-te-shkodres"

NASA fotografon një vorbull në mes të Liqenit të Shkodrës

Gazeta Express

02/06/2020 23:23

Një vorbull në qendër të Liqenit të Shkodrës, liqenin më të madh në Gadishullin Ballkanik, është kapur nga NASA.

Kjo pamje ka tërhequr vëmendjen e një astronauti në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).

Lexo Edhe:

Liqeni i Shkodrës është liqen karstik dhe shtrihet në kufi me Malin e Zi dhe është një shembull i fenomenit të kriptodepresionit, ku pjesë të liqenit shtrihen mbi nivelin e detit.

Vorbulla e kapur nga astronauti i NASA-s, mund të jetë shkaktuar nga përzierja e sedimenteve që kanë ardhur nga shtrirja e dëborës në male. Shumica kanë si burim ujin që vjen nga Mali i Moravës.

Bimët dhe gjallesat në Liqenin e Shkodrës, duke qenë se një pjesë e ujrave të freskëta shtrihen pranë qyteteve, janë të rrezikuara që të zhduken për shkak të aktivitetit njerëzor.

Mali i Zi ka kthyer pjesën perëndimore të liqenit në park kombëtar ndërsa Shqipëria ka deklaruar pjesën e saj, si zonë të mbrojtur. Të dy masat janë marrë për të mbrojtur speciet si zogjtë, mikroorganizmat dhe jetën nënujore, përfshirë ngjalat, kërmijtë dhe specie të peshqve endemikë./euronews