Në “Presing” të T7, gazetari Ilir Mirena dhe profesori Blerim Latifi, debatuan për çështjen e narrativeve politike.
Mirena tha se opozita nuk po arrin ta frymëzojë gjeneratën e re, të cilat nuk i kanë ngarkesat e paraluftës.
“Defekti i opozitës është që nuk po mundet me kriju asnjë narrativë bashkëkohore. Jo duke thënë ju na ken vra, jo Rugova kështu, nuk kanë kuptim për një 20-vjeçar. Një 20 vjeçar veç e kthen krytë, ose shkon për Gjermani e Zvicër”, ka thënë ai.
MIrena tha se edhe Albin Kurti është politikan primitiv, i shekullit të kaluar.
“Nuk është frymëzues i ka fituar 51%”, ia ktheu Latifi. /Gazeta Express