Nard Ndoka i bashkohet Berishës në protestë: Tashmë kemi një shpresë se kush do ta drejtojë vendin - Gazeta Express
string(97) "nard-ndoka-i-bashkohet-berishes-ne-proteste-tashme-kemi-nje-shprese-se-kush-do-ta-drejtoje-vendin"

Shqiperi

Gazeta Express

06/07/2022 12:23

Nard Ndoka i bashkohet Berishës në protestë: Tashmë kemi një shpresë se kush do ta drejtojë vendin

Shqiperi

Gazeta Express

06/07/2022 12:23

Ish-deputeti Nard Ndoka i ka dalë në krah kreut të PD Sali Berisha, në një takim të zhvilluar sot.

Ndoka u shpreh se tashmë qytetarët e kanë një shpresë se kush mund ta drejtojë vendin, teksa tha se ai e ka dëshmuar që mund ta bëjë më së miri këtë detyrë.

Lexo Edhe:

“Qytetarët nuk kanë mëdyshje që kauza do të tradhtohet nga opozita, këtë e kemi vuajtur. Këtë e kam vuajtur unë me ish-kryetarin, Basha, do ta quaj fatkeqësi kombëtare, jo vetëm për opozitës se për opozitën ishte një dramë shumë e madhe, kështu që sot kjo pengesë nuk ekziston.

Djegësit e thua shumë mirë, e kanë djegur qeverinë, por nuk kishte shpresë për qytetarët se kush do ta drejtonte vendin, sot e kanë. Një qeverisje me prova, jo një lëvizje të re, por ne e kemi sot një personazh që ka dhënë prova se di të qeverisë shumë mirë. U bëj thirrje qytetarëve, të majtë e të djathtë, të bashkohen në protestë”, tha ai.