Napoli, qytetarët në protesta masive kundër masave anti-Covid - Gazeta Express
string(60) "napoli-qytetaret-ne-protesta-masive-kunder-masave-anti-covid"

Napoli, qytetarët në protesta masive kundër masave anti-Covid

Gazeta Express

23/10/2020 23:31

Vala e dytë e pandemisë së shkaktuar nga virusi COVID-19 ka përfshirë botën. Derisa shtetet me të gjitha mekanizmat po tentojnë ta parandalojnë përhapjen e virusit, qytetarët janë revoltuar nga këto masa.

Qyteti i Napolit ka vendosur masat e reja anti-Covid ku parashihet mbyllja nga ora 23:00 e mbrëmjes deri në ora 05:00 të mëngjesit, përcjell Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Qytetarët e Napolit të pakënaqur me këto masa kanë vendosur që të protestojnë masivisht rrugëve të qytetit.

Nën parullën “liri, dinjitet, punësim”, ata kanë kundërshtuar mbylljen e qytetit në orët e apostrofuara.

Italia nuk është vendi i vetëm që ka vendosur për kthim të masave të tilla. Franca, si pasojë e rritjeve drastike të rasteve me Covid-19, u detyrua të futej në shtetrrethim, si pasojë e paraqitjes së 41 mijë rasteve me virusin korona për 24 orët e fundit. /Gazeta Express/