Raportohet se Napoli është gati t’i ofrojë Andre Frank Zambo Anguissa një kontratë shumë më afatgjatë se sa ishte planifikuar fillimisht, deri në qershor 2029, për të larguar zërat e spekulimeve për një transferim të mundshëm.
Më parë ishte sugjeruar se ai mund të largohej këtë verë, pasi kontrata e tij aktuale skadon në qershor 2026. Kishte interes të madh nga klube si Fenerbahçe, Besiktas dhe Al-Qadsiyah, por ato u tërhoqën për shkak të kërkesës prej 30 milionë eurosh të Napolit.
Kjo situatë bëri që Napoli të kuptonte rëndësinë e Anguissa-s për mesfushën e tyre pas triumfit në Scudetto dhe të propozonte një kontratë të re deri në vitin 2027.
Tani, sipas Il Mattino dhe Tuttomercatoweb, situata ka ndryshuar sërish, pasi lojtari dhe përfaqësuesit e tij nuk ishin të bindur nga ajo ofertë. Ata duan që e ardhmja e tij të jetë më e sigurt, prandaj do të ishin të gatshëm të firmosin vetëm nëse kontrata zgjatet deri në qershor 2029.
Kjo gjithashtu do t’i mundësonte të pranonte një pagë më të ulët, duke shpërndarë koston në më shumë sezone. Mesfushori kamerunas kontribuoi me gjashtë gola dhe pesë asistime në 37 ndeshje zyrtare sezonin e kaluar, duke ndihmuar Napolin të fitonte titullin e dytë të Serie A në tre vitet e fundit./GazetaExpress/