Skuadra e Antonio Contes ka arritur një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Atalantas në ndeshjen e xhiros së 12-të të Serie A.
Napoli dominoi pjesën e parë, duke shënuar tre gola përpara se të përfundonte 45 minuta e para: David Neres shënoi në minutën e 17-të dhe 38-të ndërsa Noa Lang në minutën e 45-të.
Atalanta u mundua të rikthehej në lojë në pjesën e dytë dhe arriti të shënojë një gol të vetën në minutën e 52-të nga zëvendësuesi Scamacca, por nuk mundi të realizonte më shumë.
Në këtë ndeshje, dy mbrojtësit shqiptarë, Amir Rrahmani për Napolin dhe Berat Djimsiti për Atalantan, luajtën nga minuta e parë.
Por Rrahmani u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 64-të pas një goditje që mori gjatë një përplasjeje. Ai u zëvendësua nga Juan Jesus, dhe aktualisht nuk dihet shkalla e lëndimit të tij, shkruan Gazeta Express.
Ekzaminimet mjekësore do të bëhen në orët në vijim për të vlerësuar gjendjen e tij.
Me këtë fitore, Napoli ngjitet në vendin e parë në Serie A dhe tani pret rezultatet e ndeshjeve të nesërme. Nga ana tjetër, Atalanta mbetet në vendin e 13-të të tabelës. /GazetaExpress/