Napoli merr fitore të vështirë ndaj Fiorentinës - Gazeta Express
string(47) "napoli-merr-fitore-te-veshtire-ndaj-fiorentines"

Sport

Gazeta Express

09/03/2025 17:02

Napoli merr fitore të vështirë ndaj Fiorentinës

Sport

Gazeta Express

09/03/2025 17:02

Napoli ka arritur një fitore të madhe ndaj Fioretinës, duke e mbajtur hapin në rrugëtimin për titullin e kampionit.

Të besuarit e Antonio Contes fituan 2-1 ndaj Fiorentinës, shkruan “Gazeta Express”.

Romelu Lukaku e hapi serinë e golave në këtë ndeshje, duke shënuar në minutën e 26-të të ndeshjes.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, teksa në të dytën ishte sulmuesi italian, Giacomo Raspadori që shënoi për 2-0.

Në minutën e 66-të, gjashtë minuta pasi shënoi Napoli, epërsinë e ngushoi Gudmundsson.

Deri në fund gola më nuk pati, por u shpërdoruan disa raste nga të dy anët.

Në ndeshjen e sotme luajti edhe kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, i cili e kompletoi tërë ndeshjen, duke u vlerësuar me notën 7.2 nga “SofaScore”.

Me fitoren e arritur sot, Napoli ka 60 pikë, një më pak se Interi që zë vendin e parë.

Fiorentina është e shtata me 45 pikë të tubuara./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement