Napoli është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për rinovimin e kontratës me mesfushorin skocez Scott McTominay, me palët që po avancojnë pozitivisht në bisedime.
Sipas raportimeve, marrëveshja e re do ta lidhë lojtarin me klubin napolitan deri në verën e vitit 2030, me opsion për zgjatje edhe për një sezon tjetër, deri në vitin 2031. Gjithashtu, kontrata e re pritet të shoqërohet me rritje page për mesfushorin.
Interes për McTominay ka pasur nga klube të Premier League si dhe nga Arabia Saudite, por prioriteti i futbollistit mbetet qëndrimi në Napoli.
Agjenti i tij ka zhvilluar tashmë bisedime me drejtorin sportiv të klubit, Giovanni Manna, ku janë diskutuar detajet e marrëveshjes së re.
Napoli synon të blindojë një nga lojtarët kyç të projektit të tij afatgjatë, ndërsa zyrtarizimi i rinovimit pritet të vijë së shpejti. /GazetaExpress