Napoli kërkon ta shfrytëzojë dështimin e Milanit me Rrahmani titullar ndaj Lazios së Muriqit - Gazeta Express
string(92) "napoli-kerkon-ta-shfrytezoje-deshtimin-e-milanit-me-rrahmani-titullar-ndaj-lazios-se-muriqit"

Napoli kërkon ta shfrytëzojë dështimin e Milanit me Rrahmani titullar ndaj Lazios së Muriqit

Futboll

Gazeta Express

28/11/2021 20:04

Napoli do të kërkojë ta shfrytëzojë dështimin e radhës së Milanit për t’u shkëputur në krye të tabelës në Serie A, kur të takohet sonte me Lazion e Vedat Muriqit.

Takimi i javës së 14-të mes Napolit dhe Lazios do të luhet në Stadiumin Diego Armando Maradona në orën 20:45, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Amir Rrahmani do të jetë titullar i padiskutueshëm në mbrojtjen e skuadrës së Luciano Spallettit si zakonisht, ndërkohë që Vedat Muriqi do ta ngrohë stolin e Lazios si gjithmonë.

Napoli vjen nga humbja e parë sezonale në ligë kundër Interit javën e kaluar dhe synon të rikthehet në rrugën e fitores.

Napolitanët janë liderë të Serie A me 32 pikë, aq sa ka Milani që u mposht sot nga Sassuolo dhe një më pak se Interi në vendin e tretë.

Një fitore e mundshme ndaj skuadrës së Maurizio Sarrit do ta shkëpuste Napolin në tri pikë ndaj kuqezinjve.

Lazio, ndërkohë, ka 21 pikë dhe i duhet fitorja për ta ruajtur hapin për top katërshe, pasi Atalanta tani ka 28 pikë në vendin e katërt.

Formacionet zyrtare:

Napoli:

Lazio: