Napoli i ofron Cavanit rrogë vjetore 7 milionë euro - Gazeta Express
string(51) "napoli-i-ofron-cavanit-rroge-vjetore-7-milione-euro"

Napoli i ofron Cavanit rrogë vjetore 7 milionë euro

Gazeta Express

02/04/2020 16:55

Klubi italian synon ta rikthejë në “San Paolo” sulmuesin uruguaian dhe është i gatshëm t’ia ofrojë atij një rrogë të majme

Napoli është futur në garë për sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Edinson Cavani.

Lexo Edhe:

Në fakt, klubi napolitan synon ta rikthejë sulmuesin uruguaian në “San Paolo”, ku kishte luajtur në të kaluarën.

Dhe, mediumi italian “Tuttosport” shkruan se klubi italian ia ka ofruar “El Matadorit” një kontratë me rrogë prej 7 milionë eurosh në vit, përcjell “Gazeta Express”.

Cavanit do t’i skadojë kontrata me PSG-në gjatë verës, ndërsa në janar ishte pranë transferimit në Atletico Madrid.

“Los Colchoneros” janë prapë në garë për ish-futbollistin e Palermos, të cilin e duan edhe Boca Juniors në Argjentinë dhe Inter Miami në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Cavani ishte njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në futbollin evropian në dekadën e fundit. /Gazeta Express/