Napoli synon të afrojë edhe një anësor këtë verë dhe raportimet e fundit nga Italia tregojnë se Jack Grealish dhe Federico Chiesa janë në listën e tyre, për shkak të vështirësive për të arritur marrëveshje me Dan Ndoye të Bolognas.
Napoli ka nevojë për edhe një anësor pas transferimit të Noa Lang
Skuadra e Antonio Contes ka siguruar tashmë shërbimet e Noa Lang për sezonin 2025-26, por kërkon edhe një anësor tjetër për të kompletuar repartin sulmues.
Siç kishte raportuar më herët Football Italia, objektivi kryesor i Napolit ka qenë Dan Ndoye i Bolognas, por bisedimet kanë ngecur, pasi Bologna ka refuzuar edhe ofertën e Nottingham Forest për sulmuesin zviceran.
Napoli sheh drejt Chiesa dhe Grealish
Për këtë arsye, kampionët në fuqi të Serie A po shqyrtojnë edhe alternativa të tjera.
Sipas Gazzetta dello Sport dhe Corriere dello Sport, dy emrat që duhen mbajtur nën vëzhgim janë Jack Grealish i Manchester City dhe Federico Chiesa i Liverpoolit.
Sipas Gazzettas, Chiesa do të ishte i tunduar nga një kalim te Stadio Maradona, sidomos pas përjashtimit të tij nga lista e Liverpoolit për turin parasezonal në Lindjen e Largët, ku The Reds do të përballen edhe me Milanin. /GazetaExpress/