Napoli i kërkon 50 milionë euro për Milik - Gazeta Express
string(41) "napoli-i-kerkon-50-milione-euro-per-milik"

Napoli i kërkon 50 milionë euro për Milik

Gazeta Express

25/03/2020 16:20

Klubi italian e ka vendosur çmimin për sulmuesin e rrezikshëm, polak, të cilin e kërkon Milani

Napoli e ka vendosur çmimin për Arkadiusz Milik.

Lexo Edhe:

Klubi italian i kërkon 50 milionë euro për sulmuesin polak, shkruan portali italian “Calciomercato”, përcjell “Gazeta Express”.

26 vjeçari ka kontratë me klubin nga Serie A deri në vitin 2021.

Mirëpo, Napoli synon ta shesë atë gjatë kësaj verë, për të mos e humbur pa para pas një viti.

Futbollisti nuk dëshiron ta vazhdojë kontratën me klubin nga “San Paolo”, prandaj largimi i tij duket të jetë i pashmangshëm.

Interesim për sulmuesin e rrezikshëm ka shfaqur Milani, i cili e do atë në vend të Zlatan Ibrahimovicit. /Gazeta Express/