Napoli i fiton 5.5 milionë euro, pasi Simeone u paraqit për Torinon ndaj Fiorentinës - Gazeta Express
string(83) "napoli-i-fiton-5-5-milione-euro-pasi-simeone-u-paraqit-per-torinon-ndaj-fiorentines"

Futboll

Gazeta Express

09/02/2026 19:40

Napoli i fiton 5.5 milionë euro, pasi Simeone u paraqit për Torinon ndaj Fiorentinës

Futboll

Gazeta Express

09/02/2026 19:40

Raportet në Itali konfirmojnë se Torino ka aktivizuar zyrtarisht klauzolën e detyrueshme për blerjen e sulmuesit Giovanni Simeone gjatë barazimit 2-2 me Fiorentinën në Serie A, një marrëveshje që pritet t’i sjellë Napolit rreth 5.5 milionë euro.

Simeone ka kaluar sezonin 2025-26 te Torino me huazim, në një marrëveshje që përfshin edhe detyrimin për blerje.

Sipas raporteve nga “Tuttosport” dhe “Calciomercato.com”, klauzola e detyrueshme u aktivizua pas ndeshjes së parë të Torinos në shkurt, që ishte pikërisht barazimi 2-2 me Fiorentinën gjatë fundjavës.

Kjo do të thotë se Torino do të detyrohet t’i paguajë Napolit një shumë prej 5.5 milionë eurosh plus deri në 1 milion euro shtesë për bonuse lehtësisht të arritshme.

Torino tashmë kishte paguar klubi Partenopei një shumë prej 1.5 milion eurosh për ta huazuar Simeonen për sezonin 2025-26.

Simeone ka shënuar pesë gola në 18 paraqitje në Serie A deri tani këtë sezon./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement