string(28) "napoli-heq-dore-nga-zhegrova"

Futboll

Gazeta Express

11/06/2025 19:27

Napoli heq dorë nga Zhegrova

Futboll

Gazeta Express

11/06/2025 19:27

Edon Zhegrova nuk do të jetë pjesë e Napolit në sezonin e ri. Sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport”, trajneri i ri i kampionëve të Italisë, Antonio Conte, ka vendosur të heqë dorë nga transferimi i sulmuesit kosovar.

Napoli kishte shfaqur interes për yllin e krahut të djathtë të Lille-it, me drejtorin sportiv Giovanni Manna që kishte ndjekur situatën e Zhegrovës prej kohësh. Lojtari 25-vjeçar shihej si një përforcim potencial në repartin ofensiv të ekipit napolitan.

Por, sipas mediumit italian “arenanapoli.it”, vendimi final ka ardhur nga vetë Conte.

“Giovanni Manna ia kishte vënë syrin Edon Zhegrovës, sulmuesit të krahut të djathtë të Lillet, të cilin Napoli e ka pëlqyer prej kohësh. Por sipas raportimit të ‘Corriere dello Sport’ ishte Antonio Conte ai që u tha drejtuesve të klubit të ndërpresin negociatat”, thuhet në raport.

Po ashtu, edhe mediume të tjera pranë klubit të Serie A kanë konfirmuar se trajneri italian nuk e sheh Zhegrovën si pjesë të planeve të tij për projektin e ri.

Kjo përbën një zhvillim të papritur, pasi Zhegrova kishte qenë në radarët e shumë skuadrave evropiane pas formës së mirë me Lille-in në Ligue 1. Megjithatë, me Conten në krye, Napoli duket se do të ndjekë një tjetër drejtim sa i përket përforcimeve në krahët e sulmit.

Për Edon Zhegrovën, kjo do të thotë se do të duhet të presë mundësi të tjera për të bërë një hap të madh në karrierën e tij, teksa merkatoja e verës sapo ka filluar.