Napoli e ka mposhtur si mysafirë skuadrën e Bragës me rezultat 1-2, duke shënuar fitoren e parë në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve. Bruma (84’) shënoi golin e vetëm për Bragën kurse Di Lorenzo (45+1’) dhe Niakate (autogol 88’) shënuan për Napoli. Napoli prin në Grupin C me tri pikë duke lënë pas në vendin e dytë Real Madridin. Braga dhe Union Berlin ndajnë pozitat 3 përkatësisht 4
Napoli e ka nisur me fitore në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur SC Bragën me rezultat 2-1.
Rasti i parë në këtë ndeshje u shënua nga Braga me Hortën që rrezikoi portën e mysafirëve por Meret priti goditjen e tij.
Osimhen (10’) rrezikoi për Napolin për herë të parë kur goditi me kokë. Portieri priti dhe topi shkoi të Di Lorenzo i cili nuk arriti që të realizoi.
Në minutën e 13-të, kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani u detyrua ta lërë fushën e lojës pasi që u lëndua. Ai u zëvendësua nga Leo Ostigard.
Braga sulmoi përsëri Napolin në minutën e 20-të me Djalo por Meret ishte i vëmendshëm dhe evitoi golin.
Osimhen kishte një mundësi të artë për të shënuar në minutën e 26 por ai goditi shtyllën. Në minutën 34-të u mendua që Napoli fitoi penallti por gjyqtari pasi që shikoi VAR-in e tërhoqi golin e tij.
Goli për Napolin erdhi në minutën 45-të të pjesës së parë dhe atë e shënoi Di Lorenzo.
Pjesa e dytë prapë filloi me një mundësi të mirë për të shënuar Osimhen në minutën e 57-të e ku ai përsëri goditi shtyllën.
Ziolinski (73’) mori një pasim të mirë në zonë por nuk arriti që të godasë si duhet dhe topi përfundoi jashtë golit.
E kur pritej që ndeshja të përfundonte me fitore të Napolit, në minutën e 84-të Braga do të shënonte. Bruma mori një pasim të mirë nga Rodrigo Zalazar për të shënuar gol me kokë dhe barazuar rezultatin.
Napoli filloi të sulmonte dhe kjo ju shpagua në njëfarë forme për lojën e tyre të mirë ku në minutën e 88-të Niakate shënon autogol nga pasimi i Zielinskit për fitoren 1-2, fitore kjo që i jep pozitën e parë në grup Napolit.
SC Braga në ndeshjen e ardhshme e zhvillon në Premiera Liga në shtëpi kundër Boavistas derisa Napoli do të luan kundër Bolognas si mysafirë më 24 shtator. /GazetaExpress/