Napoli e shkatërron Lazion dhe e forcon kreun e Serie A - Gazeta Express
string(55) "napoli-e-shkaterron-lazion-dhe-e-forcon-kreun-e-serie-a"

Futboll

Gazeta Express

28/11/2021 22:43

Napoli e shkatërron Lazion dhe e forcon kreun e Serie A

Futboll

Gazeta Express

28/11/2021 22:43

Napoli e ka shkatërruar 2:0 Lazion të dielën mbrëma, duke e forcuar kreun e Serie A ndaj rivalëve për titull Milan dhe Inter, në një ndeshje ku Amir Rrahmani ishte titullar dhe Vedat Muriqi e ngrohi stolin.

Dries Mertens shkëlqeu me dy gola dhe Piotr Zielinski e Fabian Ruiz shënuan nga një herë në Stadiumin Diego Armando Maradona, për ta kthyer Napolin në rrugën e fitores pas disfatës ndaj Interit në ndeshjen e kaluar, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Skuadra e Luciano Spallettit kishte lëshuar pikë në dy ndeshjet e kaluara, pas barazimit me Veronën dhe disfatës me Interit, por u rikthye fuqishëm ndaj Lazios së Maurizio Sarrit.

Napoli tani shkëputet në vendin e parë me 35 pikë nga 14 ndeshje, tri më shumë se Milani dhe katër më shumë se kampionin në fuqi Interi.

Lazio ngel në vendin e tetë me 21 pikë, shtatë pikë larg top katërshes.

Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani ishte titullar si gjithmonë për Napolin, por bashkëlojtari i tij në Kombëtare Vedat Muriqi ishte zëvendësues i papërdorur nga Sarri.

Napoli e nisi furishëm takimin dhe praktikisht e kreu punën në pjesën e parë, kur për tre minuta ia shënoi dy gola vizitorëve.

Zielinski e kaloi Napolin në epërsi kur shënoi nga afërsia nga një top i kthyer në minutën e shtatë, para se Mertens ta dyfishonte epërsinë pas vetëm tre minutave me një depërtim individual në zonë.

Sulmuesi belg shënoi gol të mrekullueshëm me një goditje jashtë zonës duke e çuar në 3:0 epërsinë e vendasve në minutën e 29-të.

Lazio ishte edhe më e dobët në pjesën e dytë dhe nuk e pati asnjë tentim në portën e Napolit.

Mbizotërimin e Napolit e vulosi Ruiz me një gol të bukur në minutën e 85-të. /Gazeta Express/