Napoli e Roma ndahen në paqe, s’ka fitues në “Diego Armando Maradona” - Gazeta Express
string(65) "napoli-e-roma-ndahen-ne-paqe-ska-fitues-ne-diego-armando-maradona"

Futboll

Gazeta Express

15/02/2026 22:47

Napoli e Roma ndahen në paqe, s’ka fitues në “Diego Armando Maradona”

Futboll

Gazeta Express

15/02/2026 22:47

Napoli u rikthye dy herë nga disavantazhi për të barazuar 2-2 ndaj Romës në një ndeshje shumë emocionuese.

Golat e skuadrës napolitane u shënuan nga Leonardo Spinazzola dhe Alisson Santos, ndërsa për Romën realizoi dy herë Donyell Malen.

Roma kaloi në epërsi shumë herët, kur Zaragoza asistoi për Malen, i cili shënoi nga afër.

Napoli reagoi me barazimin e Spinazzolës, që realizoi një supergol nga distanca.

Në pjesën e dytë Roma riktheu avantazhin me penalltinë e Malen, pasi Amir Rrahmani shkaktoi faull në zonë.

Megjithatë Napoli barazoi sërish me një goditje të fuqishme të Alisson Santos, që shënoi golin e parë me fanellën e klubit.

Napoli kërkoi edhe golin e fitores në fund, por ndeshja u mbyll në barazim 2-2.

Amir Rrahmani u lëndua në faullin e shkaktuar ndaj Wesleyt te penalltia dhe u detyrua ta lë ndeshjen më herët.

Me këtë barazim, Napoli e mban pozitën e tretë në tabelë me 50 pikë, tri më shumë se Roma në vendin e katërt./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement