Napoli afër ta finalizojë transferimin e Hojlund nga Unitedi - Gazeta Express
string(60) "napoli-afer-ta-finalizoje-transferimin-e-hojlund-nga-unitedi"

Sport

Gazeta Express

26/08/2025 16:21

Napoli afër ta finalizojë transferimin e Hojlund nga Unitedi

Sport

Gazeta Express

26/08/2025 16:21

Napoli po punon për të finalizuar transferimin e Rasmus Hojlund nga Manchester United sot, raporton “Sky Sport Italia”.

Napoli është pranë arritjes së një marrëveshjeje të plotë për sulmuesin e Manchester United, Hojlund, dhe shpreson ta mbyllë marrëveshjen sot, raporton eksperti i “Sky Sport”, Gianluca Di Marzio.

Partenopejve u nevojitet një qendërsulmues i ri pasi Romelu Lukaku pësoi një dëmtim serioz në kofshë, që do ta mbajë jashtë fushave për më shumë se tre muaj.

Siç është raportuar nga “Football Italia” gjatë javëve të fundit, Hojlund ka qenë gjithmonë objektivi kryesor i Napolit për të zëvendësuar Lukakun, dhe Partenopejt tani janë pranë firmës me ish-yllin e Atalantës.

Pritet që Napoli të sigurojë shërbimet e sulmuesit fillimisht me huazim dhe detyrim blerjeje për 45 milionë euro.

“Gazzetta” raportoi të martën në mëngjes se detyrimi për blerje i Napolit është i lidhur me kualifikimin e tyre në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Ish-sulmuesi i Atalantës, Hojlund shënoi nëntë gola në 32 ndeshje të Serie A në sezonin e tij të parë dhe të vetëm në Itali, në 2022-23./GazetaExpress/