Nanusja - Gazeta Express
string(7) "nanusja"

Gazeta Express

10/01/2020 10:17

Nanusja

Gazeta Express

10/01/2020 10:17

Shkruan: Lis Bukuroca

(Aktdëshmi (IV))

Lexo Edhe:

kur dole nga duart e nënës, duhej për ty një nanë e re

që do të vazhdonte tutje, që për ty do bëhej pre

një nënë, që natën do të shndërrohej në nuse

që për ty, do pranonte norma poshtëruese

ajo duhej të shërbente, si nëna kur të jepte gji

të sillej e gatuante si ajo, dhe të falte fëmi

prandaj të martoi i ati, të martoi pa dashuri

kur dilje ti nga shtëpia, ikje me kënaqësi

madje dilje jashtë, pispillosur, disi i nxituar

por kthehesh kalamendur, disi i ngadalësuar

ose, ikje jashtë, me më shumë dëshirë

por ktheheshe vonë, krejtësisht i pështirë

ktheheshe i zemëruar, i inatosur nga një dashnore

në shtëpi shkarkoje tërbimin, gruaja jote fajtore

ai që të martoi, me ty ndjehej krenar

e bëre për interes, pranove atë skenar

pastaj pakënaqësia, të shihej në turinj

nëse lëshoje atë që deshi, t’i thyente ca brinjë

pate një mundësi, të jetosh këtë jetë

më i lehtë dorëzimi, mundësinë s’ta mori vetë

dëshirove nanuse, për më shumë rehati

e merrje me mend, jashtë do gjeje dashuri

dëshirove të zëvendësosh nënën, me një nanuse

të bëje një jetë jashtë, sa më argëtuese

ti zgjedhje këpucët, por nuk zgjodhe gruan

ndjehesh sot viktimë, por s’kupton pse vuan

tani po plakesh, gati je rrangallë

dashnoret e djeshme, të quajnë sot djall

parapëlqeve lirinë, edhe pas martesës

një copë herë më vonë, humbe rrugën edhe të banesës

nanusja të ruante dhe të mbante shtëpinë

gjersa ti kafeneve, rrahje gjoks për shqiptarinë

ti që lirinë me vrull, e revoltë gjakoje

e zhbëje në shtëpi, lirinë e mallkoje

të pëlqente të besoje, se çdo grua ishte e përdalë

përligjje epërsinë, derisa ia nxore dhëmbë e dhëmballë

nga shtrati në shtrat, të dukej vetja i posaçëm

keqtrajtoje familjen, vetëm ti i përshtatshëm

ndjeheshe hamshor, u bëre rezil

do përfundosh jetën i krekosur, i krekosur kopil

çfarë them ty tjetër, ty që jetove si derr

pate mundësi dritën, mbete askushi në terr

askushi, por sillesh, si gjeli mbi pleh

mirësinë s’e njohe, pendimin s’e njeh

së paku njëherë, s’vure një gisht në kokë

së paku një herë, s’të nxori jashtë nusja për flokë

pse nuk pyete veten, pse ajo ishte lindur

vetëm për të shërbyer ty dhe ty për t’u bindur

në mëngjes kafja, këpucët lustruar

xhaketën në dorë, si skllave e ushtruar

ia përmendje punën, punën që bëje në zyrë

puna saj e pavlerë, s’e vlerësoje në asnjë mënyre

ti sillje lekët, ti ndjeheshe pronar

ishe bishtdredhur, mbete lozonjar

kur shkoje me gra tjera, dëmtoje veten

mësove fëmijët, se si maskara të mbeten

çfarë them ty tjetër, kur të shoh krenar

u linde shekullin e kaluar, mbete mesjetar

rrahjen e gruas, konsideroje burrëri

edhe kur e sëmure, e quaje trimëri

kur të vdiq nana, u shkrehe në vaj

kur e sëmure nusen, i kërkoje tjetër për kalamaj

ende pa e varrosur, imagjinoje dashuri të vërtetë

do ta zgjidhje i pandikuar, do ta zgjidhje tani vetë

babai të kishte vdekur, kishte zbritur në ferr

për gruan e vet dhe tënden, meritonte tmerr

çfarë them ty tjetër, s’kuptove dëmin e shkaktuar

një lot s’të shpëtoi për gruan, për jetën e shkatërruar

për të vetëm vdekja, ishte liri dhe shpëtim

për të ikur prej teje, për t’u çliruar nga ai skllavërimi

varri jot s’meriton mbishkrim, s’meriton as gur

kortezhi të dhjesë mbi të, le ta spërkasë me shurr

Nga përmbledhja me poezi të papublikuara me titull:

Lindja e një dashurie dhe…“

(rreth 160 faqe)