Nani: Ia kam mësuar shumë gjëra Ronaldos - Gazeta Express
string(39) "nani-ia-kam-mesuar-shume-gjera-ronaldos"

Nani: Ia kam mësuar shumë gjëra Ronaldos

Gazeta Express

25/03/2020 13:57

Ish-anësori i Manchester Unitedit, Luis Nani, ka thënë se ai i kishte mësuar shumë bashkëkombësit të tij Cristiano Ronaldos, me të cilin kishte luajtur bashkë në Old Trafford.

Ish-ylli i Manchester Unitedit dhe Lazios, Luis Nani, i cili tani luan për Orlando Cityn, e zgjodhi skuadrën e tij prej pesë lojtarëve më të mirë me të cilët ka luajtur gjatë karrierës së tij, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në këtë skuadër, ai i bëri vend Ronaldos, për të cilin tha se i kishte mësuar shumë, si dhe disa lojtarë të tjerë, përfshirë këtu edhe dy të Manchester Unitedit.

“Në portë, unë e zgjedh David de Gean e Manchester Unitedit, ai është njëri ndër më të mirët në botë. Ai është mik i imi i mirë, por duhet të luajë me syze sepse nuk sheh asgjë pa to. Kjo është e vërtetë”, ka thënë Nani.

“Katër lojtarët e tjerë: Deco, njëri ndër idhujt e mi. Unë kam mësuar shumë nga ai dhe aftësia e tij teknike përshtatet shumë mirë në ndeshjet pesë kundër pesë”.

“Unë do ta vendosja një mbrojtës të aftë teknikisht në skuadër, si Bruno Alves. Nëse ke nevojë të luash futboll me pasime, ai mund ta bëjë këtë. Nëse ke nevojë për një shkatërrimtar, ai është aty”.

“Cristiano Ronaldo për shkak të aftësive të tij dhe këmbëve të shpejta… Gjithçka që unë i kisha mësuar atij në rini, e dini. Ai ka mësuar shumë nga unë. Edhe ai e di këtë”.

Dhe pasi që ai s’mund ta zgjidhte veten, Nani e kompletoi skuadrën e tij prej pesë lojtarëve me ish-mesfushorin legjendar të Manchester Unitedit, Paul Scholesin. /Gazeta Express/