Pas tri dekadash uzurpimi, familja Onbashi ka arritur të rikthejë në pronësi dhe posedim banesën e saj në pjesën veriore të Mitrovicës.
Seidi Onbashi, djali i familjes, u lajmërua sot drejtpërdrejt në “Kosova Live” nga banesa që për 30 vite ishte e uzurpuar nga serbë lokalë.
Ai e cilësoi rikthimin si një fitore të drejtësisë dhe një moment thellësisht emocional për familjen e tij.
“Na djemt ndonjëherë jemi dorëzu, ama nana kurrë. Çdo ditë ka luftu për këtë banesë,” tha ai për T7.
Sipas Onbashit, kjo banesë nuk ka çmim dhe nuk është për shitje, pasi përfaqëson kujtime të fëmijërisë dhe rrënjët e familjes.