Najada Çomo: Këshilli i Ekspertëve këshillon për situatën Covid, vendimet i merr qeveria - Gazeta Express
string(86) "najada-como-keshilli-i-eksperteve-keshillon-per-situaten-covid-vendimet-i-merr-qeveria"

Najada Çomo: Këshilli i Ekspertëve këshillon për situatën Covid, vendimet i merr qeveria

Gazeta Express

06/07/2020 22:45

Që prej fillimit të epidemisë në Shqipëri, shpesh herë kryeministri Rama ka deklaruar se ai nuk merr vendime në lidhje me mënyrën sesi duhet të veprohet me koronavirusin, sa teste duhen kryer e si duhet të sillemi. Në thuajse çdo dalje, Rama deklaronte se prapa vendimeve që ai publikonte ishte një këshill teknik ekspertësh, që vendosnin në fund të ditës, nëse duheshin x/y testime, apo nëse qytetarët do të duhet të qëndronin edhe më shumë ose jo në karantinë.

Por ndryshe thotë shefja e repartit infektiv Najada Çomo, e cila e ftuar në emisionin Open këtë mbrëmje, e ka përkufizuar Këshillin Teknik të Ekspertëve, më shumë si një organ ‘këshillues’, sesa vendimarrës.

Lexo Edhe:

“Unë jam pjesë e Komitetit të Ekspertëve dhe ne kemi bërë sugjerime. Komiteti është këshillues, vendimet i merr qeveria. Ne nuk marrim vendime, por sugjerojnë tek qeveria që të marrë masa siç ne e shikojnë të arsyeshme. A jemi dëgjuar? Unë kam pasur komentet e mia dhe mund të them që fjala ime është dëgjuar për kërkesat që kam pasur sa i takon Spitalit Infektiv për ilaçet, respiratorët apo masat mbrojtëse”, – u shpreh Çomo.

Më herët edhe anëtari tjetër i Komitetit të Ekspertëve, Tritan Kalo ka deklaruar se ata nuk marrin vendime, por vetëm bëjnë sugjerime.