"Naimi e ka tradhtu Liridonën, ajo e ka kuptu rastin", avokati i familjes Ademaj tregon rastin që çoi në telashet e para mes çiftit - Gazeta Express
string(127) "naimi-e-ka-tradhtu-liridonen-ajo-e-ka-kuptu-rastin-avokati-i-familjes-ademaj-tregon-rastin-qe-coi-ne-telashet-e-para-mes-ciftit"

Lajme

Gazeta Express

11/07/2025 20:25

“Naimi e ka tradhtu Liridonën, ajo e ka kuptu rastin”, avokati i familjes Ademaj tregon rastin që çoi në telashet e para mes çiftit

Lajme

Gazeta Express

11/07/2025 20:25

Leutrim Syla, avokati i familjes Ademaj thotë se Naim Murseli e ka pasur një aferë dashurie, dhe tashmë e ndjera Liridona Ahmetajn e kishte kuptuar tradhtinë bashkëshortore.

Syla në emisionin Frontal në T7 tha se në momentin kur Liridona e ka kuptuar ka kërkuar llogari nga Naim Murseli, dhe tani ky e fundit e ka kuptuar që nuk është për martesë. Aty thotë se kanë filluar acarimet e raporteve mes tyre.

“Liridona e ka vërejt, dhe e kanë pas një rast tradhtije bashkëshortore. Naimi ka pasur një aferë me një person, që Liridona  e ka kuptu, ka qenë një person që ka qenë i afërt me familjen e Naim Murselit, e që Liridona e ka njoftë atë vajzën. Nuk po du me hy në detaje me përmend emra. Por ka qenë një prej problemeve që kanë ndiku në acarimin e raporteve. Naimi e ka kuptu që nuk është për martesë”, tha mes tjerash Syla.