Naim Ismajli, ish-kryetar i komunës së Shtimes, tani kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një postimi të bërë në rrjetin social ‘’Facebook’’, ka bërë të ditur se ka vizituar kompaninë ‘’Dardania Model’’, ku është takuar me punëtorët dhe pronarin e saj, shkruan Gazeta Express.
Ismajli ka thënë se gjatë këtij takimi ka prezantuar programin politik të PDK-së për zhvillim ekonomik dhe mështetjen e bizneseve vendore.
‘‘DARDANIA MODEL
Sot vizitova kompaninë “Dardania Model”, ku pata kënaqësinë të takohem me punëtorët dhe pronarin e saj, mikun tim Imri Sopaj. Gjatë këtij takimi prezantova programin politik të PDK-së për zhvillim ekonomik, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së bizneseve vendore si shtylla kryesore për krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e mirëqenies ekonomike. Bisedat frytdhënëse me punëtorët dhe pronarin më motivuan edhe më shumë për të vazhduar angazhimin tim në fuqizimin e sektorit privat në vend’’, ka shkruar ai. /GazetaExpress
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...