Nagip Krasniqi shkon në Gjykatë për t’u përballë me akuzat e Prokurorisë Speciale se dëmtoi shtetin për 37 milionë euro - Gazeta Express
string(118) "nagip-krasniqi-shkon-ne-gjykate-per-tu-perballe-me-akuzat-e-prokurorise-speciale-se-demtoi-shtetin-per-37-milione-euro"

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 10:38

Nagip Krasniqi shkon në Gjykatë për t’u përballë me akuzat e Prokurorisë Speciale se dëmtoi shtetin për 37 milionë euro

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 10:38

Ish-Kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, është paraqitur sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, lidhur me aktakuzën e ngritur ndaj tij nga Prokuroria Speciale.

Ndaj Krasniqit, ka dy aktakuza të ngritura.

Aktakuza e re e ngarkon ish-Kryeshefin e KEK’ut se e dëmtoi shtetin për 37 milionë euro, bashkë me dy të tjerë.

Aktakuza ndaj Krasniqit, Ymer Dragushës dhe Isuf Zejnës, është ngritur më 31 dhjetor 2024, për veprat penale, “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar, zbulimi i fshehtësisë zyrtare dhe ndihmë në keqpërdorim të detyrës dhe autoritet zyrtar”.

Aktakuza e parë ndaj Krasniqit është ngritur më 19 gusht të vitit 2024, për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.