Nagavci thotë se në situatën aktuale ku gjendet vendi, testimi i mësuesve s'është askund në horizont - Gazeta Express
string(98) "nagavci-thote-se-ne-situaten-aktuale-ku-gjendet-vendi-testimi-i-mesuesve-seshte-askund-ne-horizont"

Lajme

Gazeta Express

04/05/2021 17:48

Nagavci thotë se në situatën aktuale ku gjendet vendi, testimi i mësuesve s’është askund në horizont

Lajme

Gazeta Express

04/05/2021 17:48

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka reaguar pas debatit nëse mësimdhënësit duhet t’u nënshtrohen testeve vlerësuese, raporton Gazeta Express.

Nagavci ka shkruar se në situatën me pandeminë debati për testim të mësimdhënësve është artificial dhe i pabazë.

Lexo Edhe:

“Në situatë të pandemisë përkushtimi kryesor i joni vazhdon të jetë sigurimi i shëndetit të nxënësve dhe mësimdhënësve në shkollë. Prioritet i përditshëm i Qeverisë është ngritja e cilësisë në mësimdhënie. Në këto rrethana, kur pasojat e pandemisë do të jenë afatgjata në procesin arsimor, debati për testim të mësimdhënëseve është artificial dhe i pabazë”, ka shkruar ajo.

Ajo ka thënë poashtu se vlerësimi duhet të nxis për përmirësim dhe assesi të perceptohet si kërcënues.

“Vlerësimi i mësimdhënësve është proces i mishëruar i punës së mësimdhënësve, që nuk guxon të kufizohet në kohë dhe instrumente. Vlerësimi duhet të nxis për përmirësim, bashkëpunim dhe përkrahje, dhe assesi të perceptohet si kërcënues. Ngritja e kapaciteteve të mësimdhënësve është interes dhe i vet mësimdhënësve”, ka shkruar Nagavci./Express/