string(92) "nagavci-se-di-sa-kushtuan-librat-per-kete-vit-shkollor-por-e-konfirmon-se-ishin-me-shtrenjte"

Lajme

Gazeta Express

07/05/2025 6:57

Nagavci s’e di sa kushtuan librat për këtë vit shkollor, por e konfirmon se ishin ‘më shtrenjtë’

Lajme

Gazeta Express

07/05/2025 6:57

Deputetja Arbërie Nagavci që mandatin e drejtoi ministrinë e arsimit nuk e di shifrën e saktë se sa kushtuar librat për këtë vit shkollorë. Megjithatë, ajo ka konfirmuar se ishin më shtrenjtë.

Këtë, ajo e arsyetoi me “mjete shkollore”, të cilat thotë se u subvencionuan përveç librave shkollorë.

Përgjigja e saj mbi këtë çështje:

Gazetari: A e di sa kanë kushtu për këtë vit librat?

Nagavci: Raportet kanë qënë publike, kemi pajisë prindërit me mjete…

Gazetari: A na kanë kushtu ma shtrenjtë a më lirë

Nagavci: Në raport me para 2-3 viteve?

Gazetari: Në raport me parvjet?

Nagavci: Po kanë kushtuar më shtrenjtë. Por janë mjete që ne i kemi dediku, duke pasë parasysh që kemi subvencionu prindërit edhe për mjete shkollore.

Për këtë arsye, vlera është më e madhe, se s’kemi blerë vetëm librat…E vërtetë që kemi dhënë më shumë të holla për prindërit, por ato kanë shkuar edhe për mjete të punës.