Shefja e GP të LVV-së, Arbërie Nagavci, ka thënë se anëtari i radhës i KQZ-së i takon LVV’së dhe sipas saj, Haxhiu do të duhet të marrë vendim shumë shpejt për këtë gjë.
Nagavci ka thënë se nëse Haxhiu nuk vepron, LVV do të duhet ta adresojë një gjë të tillë.
“Anëtarit të paemëruar tashmë nga presidentja Osmani, është e drejtë që i takon Lëvizjes Vetëvendosje bazuar në gjithë legjislacionin në fuqi, bazuar në rezultatin zgjedhor dhe forcave proporcionale të partive në Kuvend. Pra, përbërja e KQZ-së përfaqëson vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhje të lira, dhe ne presim që ushtruesja e detyrës së presidentes, gjegjësisht zonja Haxhiu, sa më parë ta emërojë anëtarin e radhës në KQZ, që duhet të jetë propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje. Dhe unë besoj që zonja Haxhiu do ta bëjë shumë shpejt këtë. Nëse jo, natyrisht si Lëvizje na duhet ta adresojmë edhe këtë”, tha ajo.