Nagavci për dorëzim-pranimin e detyrës nga Osmani te Haxhiu: Dy gra, dy figura të institucioneve, ceremoni me peshë të veçantë - Gazeta Express
string(123) "nagavci-per-dorezim-pranimin-e-detyres-nga-osmani-te-haxhiu-dy-gra-dy-figura-te-institucioneve-ceremoni-me-peshe-te-vecante"

Lajme

Gazeta Express

04/04/2026 23:24

Nagavci për dorëzim-pranimin e detyrës nga Osmani te Haxhiu: Dy gra, dy figura të institucioneve, ceremoni me peshë të veçantë

Lajme

Gazeta Express

04/04/2026 23:24

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka quajtur ceremoni me peshë të veçantë dorëzim-pranim detyrën nga Vjosa Osmani te Albulena Haxhiu, e cila do të ushtrojë detyrën e presidentes deri në zgjedhjen e presidentit të ri.

Kalimi i detyrës nga një grua te një tjetër tregon pjekurinë demokratike të Kosovës, tha Nagavci, derisa Osmanit e Haxhiut iu referua si “dy figura të institucioneve”.

“Një moment që flet më shumë se mijëra fjalë. Në një ceremoni me peshë të veçantë shtetërore, Presidentja Vjosa Osmani i dorëzoi detyrën Ushtrueses së Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu. Dy gra, dy figura të institucioneve, një vazhdimësi që tregon pjekurinë demokratike të Kosovës. Ky është një reflektim i rrugës së gjatë që ka bërë shoqëria jonë, nga një realitet i vështirë e i padrejtë, në një shtet ku gratë jo vetëm marrin pjesë, por udhëheqin. Kosova sot dëshmon se ndryshimi është i mundur dhe se përkushtimi, sakrifica dhe besimi në vlera demokratike ndërtojnë institucione që qëndrojnë. Institucionet funksionale dhe respektimi i procedurave kushtetuese, përfshirë zgjedhjen e Presidentit, mbeten themeli i stabilitetit dhe i besimit qytetar në shtet”, ka shkruar ajo.

Reagim për përmbylljen e mandatit nga Osmani nuk pati nga shefi i ekzekutivit, Albin Kurti, ndërkaq figura të Vetëvendosjes uruan e lavdëruan Haxhiun./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement