Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, në një intervistë për EO ka folur për përfundimin e mandatit të Vjosa Osmanit dhe për bashkëpunimin që ka pasur Qeveria e Kosovës me të.
Nagavci ka thënë se kanë pasur bashkëpunim korrekt në kuadër të kryerjes së detyrave dhe përgjegjësive që kanë pasur palët.
“Në këtë linjë ka përfunduar mandati i znj. Osmani si presidente dhe tani kemi znj.Albulena Haxhiu si u.d të presidentes. Në këtë fazë është e rëndësishme të gjejmë zgjidhje për presidentin, presideneten e re të Kosovës”, ka thënë Nagavci./Express/