Nagavci: Ndarjen e pushteteve e përcakton Kushtetuta, presidenti konform saj - Gazeta Express
string(74) "nagavci-ndarjen-e-pushteteve-e-percakton-kushtetuta-presidenti-konform-saj"

Nagavci: Ndarjen e pushteteve e përcakton Kushtetuta, presidenti konform saj

Gazeta Express

21/01/2020 19:53

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka thënë se e mirëpret takimin e Kryesisë së LDK’së dhe e sheh si hap përpara në arritjen e marrëveshjes për krijimin e koalicionit.

“Pajtohem plotësisht me deklaratën e zt. Mustafa “Të përkushtuar që të punojmë për një marrëveshje e cila respekton vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar. Marrëveshja duhet të vë në pah një qeveri të balancuar dhe me përgjegjësi të balancuara mes dy palëve në harmoni me atë që qytetarët na kanë dhënë besimin e tyre…”, ka shkruar ajo në Facebook.

Lexo Edhe:

Ajo ka shtuar se edhe VV është në vijë të njëjtë me këtë qëndrim. Ajo thotë se VV i ka ofruar LDK’së balancim të qeverisjes, dhe madje edhe një ministri më shumë në ofertën për zgjerim të qeverisë. Ndërkohë ajo thotë se për ndarje të pushtetit, e përcakton kushtetuta e vendit.

“Besoj se një marrëveshje e tillë plotëson pritshmëritë dhe respekton vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e fundit parlamentare. Pasi kemi një shprehje deklarative të vullnetit të përfaqësuesve të LDK-së , pres që kjo të realizohet edhe praktikisht. Shumë mirë që kjo marrëveshje të arrihet deri në fund të javës. Unë po e shof si vullnet e gatishmëri, uroj të mos jetë kushtëzim apo ultimatum (si po e interpretojnë disa media)”, ka shtuar ajo. /Express/