Nagavci: Koha mes Qeverisë Kurti 1 dhe Qeverisë Kurti 2 do të jetë e shkurtër - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

04/06/2020 22:10

Nagavci: Koha mes Qeverisë Kurti 1 dhe Qeverisë Kurti 2 do të jetë e shkurtër

Lajme

Gazeta Express

04/06/2020 22:10

Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se do të kthehen shpejt në pushtet dhe sipas saj për të vazhduar gjatë.

“Saktë katër muaj më parë, me 3 shkurt u votua Qeveria së cilës i besoj populli me 6 tetor. Qeveria që solli shpresë e gëzim. E koha në mes Qeverisë Kurti 1 dhe Qeverisë Kurti 2 do të jetë e shkurtër”, ka thënë ajo.

Nagavci ka thënë se në krijimin e Qeverisë së re ka ndikuar Presidenti Hashim Thaçi.

“Dje me 3 qershor Presidenti Thaçi ka filluar ditën në orët shumë të hershme të mëngjesit apo thënë më saktë pasmesnatës, duke ushtruar pushtet kundër-kushtetues tek një deputet, për të vazhduar pastaj në orët e pasdites të ushtroi dhunë nëpërmes mbrojtjes së tij të afërt, ndaj një të riu, qytetari të Kosovës”.