Nagavci e VV-së tregon se a do ta drejtojë seancën e sotme nëse refuzon Vjosa Osmani - Gazeta Express
string(83) "nagavci-e-vvse-tregon-se-a-do-te-drejtoje-seancen-e-sotme-nese-refuzon-vjosa-osmani"

Gazeta Express

03/06/2020 10:34

Nagavci e VV-së tregon se a do ta drejtojë seancën e sotme nëse refuzon Vjosa Osmani

Gazeta Express

03/06/2020 10:34

Nënkryetarja e Kuvendi të Kosovës nga radhët e VV-së, Arbërie Nagavci, në një prononcim për T7, ka thënë se nuk do të drejtojë seancën e sotme ku pritet të votohet qeveria e Avdullah Hotit nëse atë refuzon ta bëjë Vjosa Osmani.

Nagavci ka thënë se seanca e sotme është seancë e turpit dhe se nuk pranon që të bëhet pjesë e një skenari të tillë.

Lexo Edhe:

“Kjo seancë është seancë e turpit, dhe unë jam e gëzuar që zonja Osmani nuk do të bëhet pjesë e këtij turpi. As unë s’mund të jem pjesë e këtij skenari të turpshëm”, ka thënë Nagavci.

Në orën 11:00 do të mbahet seanca ku do të votohet qeveria e Avdullah Hotit të LDK-së. Deri tani nuk dihet nëse Hoti i ka numrat e mjaftueshëm për krijimin e institucioneve të reja. /Express/