Nafta rritet me 5 lekë, reagon Partia e Lirisë: Bord proaktiv - Gazeta Express
string(59) "nafta-rritet-me-5-leke-reagon-partia-e-lirise-bord-proaktiv"

Shqiperi

Gazeta Express

11/08/2022 15:48

Nafta rritet me 5 lekë, reagon Partia e Lirisë: Bord proaktiv

Shqiperi

Gazeta Express

11/08/2022 15:48

Silva Caka, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, ka reaguar pasi Bordi i Transparencës njoftoi rritjem me 5 lekë të çmimit të naftës ditën e sotme.

Në postimin e saj Caka shkruan se Bordi bën sikur reflekton uljen në bursë, duke ulur me 1 lek çmimin e naftës, ndërsa kur çmimi i karburanteve rritet, Bordi i shtrenjotn edhe më shumë çmimet.

Lexo Edhe:

Reagimi i plotë:

Kur çmimet e naftës, benzinës dhe gazit ulen në bursë, Bordi i Hajdutërisë pret 3-4 ditë dhe bën sikur reflekton uljen e tallet duke e ulur me 1 lek. Aman nëse ndodh që çmimi i karburanteve të rritet në bursë, Bordi i bën sytë e veshët ketër dhe i rrit çmimet direkt me 8 lekë…

Bord proaktiv, nuk ke ç’i thua; nuk i zë gjumi për t’ua futur shqiptarëve!

/Gazeta Express