Nafie Selmani: Takimi i Presidentit Begaj me studentët shqiptarë u hesht nga disa media - Gazeta Express
string(86) "nafie-selmani-takimi-i-presidentit-begaj-me-studentet-shqiptare-u-hesht-nga-disa-media"

Maqedoni

Gazeta Express

02/03/2026 10:25

Nafie Selmani: Takimi i Presidentit Begaj me studentët shqiptarë u hesht nga disa media

Maqedoni

Gazeta Express

02/03/2026 10:25

Aktivistja Nafie Selmani ka reaguar lidhur me vizitën e Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, në Maqedonia e Veriut, duke veçuar si momentin më domethënës takimin e tij me studentët shqiptarë të Jurisprudencës.

Sipas Selmanit, takimi – ku ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani – nuk ishte thjesht një bashkëbisedim formal, por një moment dëgjimi institucional presidencial ndaj shqetësimeve të studentëve që kërkojnë zhvillimin e provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Ajo thekson se, ndonëse me peshë kombëtare dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në të drejtat arsimore e profesionale të studentëve shqiptarë, takimi u pasqyrua shumë pak ose aspak nga disa media dhe televizione në vend. Selmani ngre pikëpyetje mbi arsyet dhe kriteret editoriale që, sipas saj, çuan në heshtjen mediatike të kësaj ngjarjeje.

Në reagimin e saj, aktivistja nënvizon se pavarësisht mungesës së vëmendjes mediatike, studentët arritën të paraqesin drejtpërdrejt shqetësimet e tyre, duke shtuar se “e vërteta nuk ka nevojë për leje transmetimi, ajo ekziston edhe kur dikush vendos të mos e transmetojë”.

Vijon teksti integral i shkrimit të Nafie Selmanit:

“Vizita e Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj në RMV, u shoqërua me plot takime institucionale, protokollare e simbolike. Por ndër to, një takim ishte më me domethënie.

Ishte takimi me studentët shqiptarë, ku i pranishëm ishte edhe Ambasadori Denion Meidani, të cilët po zhvillojnë betejën e tyre për provimin e Jurisprudencës në gjuhën shqipe, i cili pa dyshim ishte më i rëndësishmi, si për nga simbolika ashtu edhe për nga përmbajtja. Në fakt, ai nuk ishte thjesht një bashkëbisedim formal me Bajram Begaj, ishte moment dëgjimi institucional presidencial ndaj një padrejtësie që po zgjat.

Megjithatë, ajo që habit është se ky takim me peshë kombëtare dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në të drejtat arsimore e profesionale të studentëve shqiptarë, pothuajse u kalua në heshtje. Disa media/televizione shqiptare nuk e panë të arsyeshme ta informojnë publikun për këtë takim.

Pse? Nga kush u ndikuan? Dhe mbi çfarë kriteresh u vendos që kjo ngjarje të mos marrë hapësirën që meriton?

Sidoqoftë, studentët u takuan me Presidentin. Folën. Parashtruan shqetësimet e tyre. Dhe këtë nuk mund ta ndalonte asnjë filtër redaksional, asnjë kalkulim politik, asnjë “vulë ndalese” mediatike.

Nejse, e vërteta nuk ka nevojë për leje transmetimi ajo ekziston, edhe kur dikush vendos të mos e transmetojë” ka shkruar Nafie Selmani.

Advertisement
Advertisement
Advertisement