Nafie Selmani: Heshtja e juristëve shqiptarë për çështjen e gjuhës është shqetësuese - Gazeta Express
string(83) "nafie-selmani-heshtja-e-juristeve-shqiptare-per-ceshtjen-e-gjuhes-eshte-shqetesuese"

Maqedoni

Gazeta Express

13/04/2026 11:57

Nafie Selmani: Heshtja e juristëve shqiptarë për çështjen e gjuhës është shqetësuese

Maqedoni

Gazeta Express

13/04/2026 11:57

Në Maqedoninë e Veriut ka mijëra juristë shqiptarë, përfshirë emra të njohur, autorë librash dhe bartës titujsh të lartë shkencorë. Megjithatë, sipas Nafie Selmanit, pikërisht në një moment kur studentëve të Fakultetit Juridik po u mohohet një e drejtë kushtetuese dhe po rikthehet debati për gjuhën shqipe, këta zëra po mungojnë.

Ajo shpreh shqetësim për heshtjen e komunitetit juridik shqiptar, duke pyetur se ku janë ata kur duhet të mbrohen parimet e barazisë dhe të drejtave themelore.

Selmani thekson se në debat duket se dominon vetëm një zë, ai i Jeton Shasivarit, ndërkohë që vetë studentët nuk pajtohen me tezat e tij. Sipas saj, është e papranueshme që një çështje kaq e rëndësishme të mbetet pa pluralizëm mendimesh në një shoqëri që pretendon standarde akademike dhe demokratike.

Ajo përmend edhe reagimin e Presidentes, por kërkon qëndrime të qarta nga figura të tjera të njohura juridike, duke veçuar interesimin për qëndrimin e Blerim Rekës lidhur me çështjen e provimit të jurisprudencës dhe përdorimin e gjuhës shqipe.

Në reagimin e saj, Selmani kritikon faktin që për çështje juridike po flasin persona jashtë fushës, si gjuhëtarë, ndërkohë që profesionistët e drejtësisë po heshtin.

“Heshtja nuk është gjithmonë ar. Në raste të tilla, ajo reflekton mungesë guximi dhe mosinteresim për të ardhmen e popullit,” thekson ajo.

Advertisement
Advertisement
Advertisement