Nadal tregon se është "mbreti" i rërës, kualifikohet në çerekfinale të French Open - Gazeta Express
string(79) "nadal-tregon-se-eshte-mbreti-i-reres-kualifikohet-ne-cerekfinale-te-french-open"

Nadal tregon se është “mbreti” i rërës, kualifikohet në çerekfinale të French Open

Sporte tjera

Gazeta Express

07/06/2021 20:00

Rafael Nadal është kualifikuar në çerekfinale të French Open. Tenisti spanjoll mposhti në rrethin e katërt, Sinner 3:0 në sete, duke e mos rrezikuar fitoren në asnjë moment.

Seti në të cilin italiani tregoi më shumë ishte ai i pari, të cilin Nadal e fitoi me rezultat 7:5. Në të dytin, Nadal fitoi 6:3, kurse më pas italiani u dorëzua totalisht, teksa Nadal e fitoi setin e fundit me 6:0 në game.

Lexo Edhe:

Kështu, Nadal arrin në çerekfinale të garës së tij të preferuar, duke iu bashkuar Djokovicit që u kualifikua gjithashtu pak orë më parë, shkruan Gazeta Express.

Rafael Nadal është mbreti i këtij GrandSlami. Ai e ka fituar këtë 13 herë në karrierën e tij, më së shumti se çdo tenist tjetër që e ka fituar ndonjë GrandSlam. /Gazeta Express/