Nadal thyen rekord të madh në tenis - Gazeta Express

Sporte tjera

Gazeta Express

05/03/2020 12:06

Nadal thyen rekord të madh në tenis

Sporte tjera

Gazeta Express

05/03/2020 12:06

Tenisti spanjoll Rafael Nadal triumfoi pak ditë më parë në turneun e Accapulco (Meksikë), suksesi i parë sezonal për 34-vjeçarin. Ky triumf pa një të veçantë për Nadal, pasi e bën atë një legjendë në sportin e tenisit.

Ai është tenisti i vetëm që arrin të fitojë të paktën një trofe në vit prej 17 sezonesh radhazi. Askush tjetër nuk ka arritur të jetë fitues për një periudhë kaq të gjatë. Madje as Federer, që ka fituar të paktën një turne për 15 sezone radhazi, ashtu sikurse Novak Djokovic.

Spanjolli ka mundësi që ta thyejë edhe më tej këtë rekord nëse vazhdon të luajë edhe vitin tjetër e natyrisht nëse arrin të jetë i suksesshëm. Nadal ka shumë avantazh në fushat me dhè, që është sipërfaqja e tij e preferuar e ku fiton thuajse në të gjitha turnetë ku merr pjesë.

Renditja

1-Rafael Nadal, 17 sezone

2-Roger Federer, 15 sezone

3-Novak Djokovic, 15 sezone

4-Ivan Lendl, 14 sezone

5-Jimmy Connors, 13 sezone