Nadal pëson humbje tronditëse në Italian Open - Gazeta Express
string(45) "nadal-peson-humbje-tronditese-ne-italian-open"

Gazeta Express

20/09/2020 8:29

Nadal pëson humbje tronditëse në Italian Open

Gazeta Express

20/09/2020 8:29

Diego Schwartzman e ka tronditur Rafael Nadalin duke e mposhtur 2:0 në sete në çerekfinale të turneut Italian Open të Italisë të shtunën.

Nadal, nëntë herë kampion në Romë, u mposht për herë të parë në karrierë nga tenisti argjentinas, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Tenisti spanjoll pati probleme serioze me shërbimin dhe pësoi 6-2, 7-5.

Schwartzman, i cili nuk e kishte mposhtur asnjëherë një tenist të renditur në top pesë në botë, ia fitoi shërbimin Nadalit plot pesë herë në një paraqitje mbresëlënëse.

Ai do të takohet me Denis Shapovalov në gjysmëfinale.

Kjo humbje e Nadalit vjen në prag të grand slamit French Open. /Gazeta Express/