Nacho njofton Real Madridin se do të largohet, “alarmohet” gjiganti italian - Gazeta Express
string(72) "nacho-njofton-real-madridin-se-do-te-largohet-alarmohet-gjiganti-italian"

Nacho njofton Real Madridin se do të largohet, “alarmohet” gjiganti italian

Sport

Gazeta Express

19/04/2024 19:19

Interi mund të vihet pas një tjetër futbollisti që do të mbetet në verë i lirë, pasi në Spanjë raportohet se Nacho Fernandez ka informuar Real Madridin se do të largohet.

“Nerazzurrët” janë të njohur për aftësinë e tyre për të bërë marrëveshje në tregun e transferimeve me lojtarë që sjellin përvojë, por duke mos shpenzuar kosto të larta, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ata kanë tashmë dy lojtarë në listë për sezonin e ardhshëm, pasi Medhi Taremi do të largohet nga Porto, ndërsa Piotr Zielinski refuzoi të nënshkruajë kontratë të re me Napolin.

Të dy këta lojtarë mund t’i bashkohen skuadrës së Simone Inzaghit si të lirë, pasi do t’u skadojnë kontratat me klubet e tyre respektive.

Ekziston një tjetër objektiv i rëndësishëm në mesin e tyre pasi “Marca” raportoi se Nacho e ka informuar Real Madridin se synon të largohet si lojtar i lirë gjatë verës.

34-vjeçari është produkt i “Los Blancos” dhe gjithë karrierën e tij e ka ndërtuar te ky klub.

Kjo besohet se është arsyeja pse ai dëshiron të nisë një përvojë të re jashtë Spanjës dhe nuk do të marrë në konsideratë as një klub tjetër spanjoll.

Sipas mediave italiane, Interi shpreson të ketë atë që duhet për të “tunduar” Nachon, veçanërisht pasi ata tashmë janë kualifikuar në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube, për sezonin e ardhshëm.

Klubi italian kishte tentuar të nënshkruante me spanjollin edhe verën e kaluar, teksa thuhet se ka mbajtur kontaktet me përfaqësuesit e tij. /Gazeta Express/