Nabokovi dhe djegia e dorëshkrimit - Gazeta Express
string(34) "nabokovi-dhe-djegia-e-doreshkrimit"

Arte

Gazeta Express

27/08/2025 16:54

Nabokovi dhe djegia e dorëshkrimit

Arte

Gazeta Express

27/08/2025 16:54

Vladimir Nabokovi e udhëzoi të shoqen të digjte fragmentet e romanit të papërfunduar, ‘Origjinali i Laurës’, pas vdekjes, sepse nuk mendonte se libri ishte gati të botohej. Fama e Nabokovit ishte e tillë që ai e dinte se do të kishte interes të madh për çfarëdo vepre që do të linte pas. Ndoshta kishte frikë se libri do ta dëmtonte trashëgiminë e tij letrare, ose motivet e tij ishin thjesht estetike. Cilado qoftë arsyeja, ai dëshironte që romani i papërfunduar të digjej.

Siç rrodhën ngjarjet, Véra Nabokovi nuk ia përmbushi porosinë. S’ishte në gjendje t’i digjte 138 kartat treguese. Sipas të birit, Dmitrit, ajo ngurroi për shkak të “moshës, dobësisë dhe dashurisë së pafundme”. Për vite me radhë, kartat u mbajtën pa u parë nga askush në kasafortën e një banke zvicerane. Vera i dogji, por as nuk i botoi. Këtë nder të dyshimtë për t’i botuar e pati Dmitri në vitin 2009, i cili mëtoi se kishte luftuar fort me veten (megjithëse ka patur hamendësime se vendimi ishte të paktën pjesërisht i diktuar nga nevojat financiare). Pritja kritike e ‘Origjinalit të Laurës’ ishte jombresëlënëse, për të thënë më të paktën. Vërejtjet ishin si etike ashtu edhe estetike. Shumë menduan se dëshira e autorit duhej të ishte respektuar. Të tjerë menduan se libri, në atë gjendje, thjesht ishte i tmerrshëm. Martin Amis, nga ata shkrimtarë që nuk para mëdyshet ku fshikullon ndokënd, shkroi në The Guardian: “Kur një shkrimtar nis e del nga shinat, ti pret zhurmën e lokomotivës dhe ndonjë xham të thyer, por me Nabokovin, natyrisht, shpërthimi është në shkallën e një aksidenti bërthamor”. Pra, doli që Nabokovi kishte arsye të forta pse kishte dashur që libri t’i digjej./Hejza