“Na pëlqen suksesi i vetes por jo i tjetrit”, Bes Kallaku me mesazh të fortë në ''Kosherja'' - Gazeta Express
string(85) "na-pelqen-suksesi-i-vetes-por-jo-i-tjetrit-bes-kallaku-me-mesazh-te-forte-ne-kosherja"

“Na pëlqen suksesi i vetes por jo i tjetrit”, Bes Kallaku me mesazh të fortë në ”Kosherja”

Rozë

Gazeta Express

31/05/2021 15:14

Bes Kallaku ka përcjellë një mesazh të fortë gjatë mbrëmjes së fundit tek “Kosherja”. Aktori i mirënjohur thotë se shqiptarët tregohen egoistë kur duan që për gjithçka të jenë mbi të tjerët por reagojnë ashpër kur veprimet iu kthehen në të njëjtën mënyrë. Ndër të tjera, Besi bën thirrje për të ndryshuar sa jemi ende në kohë si e vetmja mënyrë për të ecur përpara.

Ne jemi populli më i çuditshëm sepse për çdo gjë themi UNË. Gjoksin gropë për çdo gjë, unë, unë, unë, unë. Është llafi më i përdorur nga secili në Shqipëri, unë. E boni ai por po të mos isha unë, nuk do të kishte bërë gjë. Jemi dy mendjesh nuk vendosim kurrë. Jemi popull që jemi gjithmonë në mëdyshje, jemi dy mendjesh kur na vjen një mik përballë themi ta puth dy herë apo katër herë. Ne shqiptarët nuk e duam bullizmin kur na bullizojnë neve, apo kur e bëjmë vetë themi se gallatë është.

Lexo Edhe:

Ne shqiptarëve na pëlqen të flasim për tjetrin por nuk na pëlqen që tjetri të flasë për ne. Na pëlqen të paragjykojmë por nuk na pëlqen që të paragjykohemi. Na pëlqen të marrim nëpër gojë po jo të na marrin nëpër gojë. Na pëlqen të futemi në parakalim në krah të kundërt por po na u fut tjetri parakalim me na zënë rrugën themi çfarë kafshe, shih si futet. Shqiptarit i pëlqen të ngacmojë në rrugë motrën e dikujt, por nuk i pëlqen që tjetri të ngacmojë motrën e vet. Shqiptarit i pëlqen t’ja fusë tjetrit po i vjen keq nëse tjetri ia fut shqiptarit. Shqiptari i pëlqen që t’i zaptojë tokën tjetrit por me ne vritesh po na zaptove.

I pëlqen që të marrë një pagë të pamerituar por nuk i pëlqen që tjetri të marrë më shumë se ai dhe pse ka talent më shumë. Shqiptarit i pëlqen suksesi i vetes por jo i tjetrit, neve na pëlqen të qortojmë por jo të qortohemi. Shqiptarit i pëlqen të shajë, por nuk i pëlqen kur e shajnë. Këto na nxjerrin në përfundimin se: Mos i bëj tjetrit atë që nuk do të dëshiroje që tjetri të ta bënte ty. Kemi akoma kohë të përmirësohemi dhe vërtetë kemi mundësi por jo sipas shqiptarit. Hë sot, hë nesër dhe e nesërmja nuk vjen kurrë”, u shpreh Besi.