“Na ofruan nga 10-20 mijë euro dhe na kërkuan...”, modelja spanjolle flet për ftesën në ditëlindjen e shfrenuar të Lamine Yamalit - Gazeta Express
string(123) "na-ofruan-nga-10-20-mije-euro-dhe-na-kerkuan-modelja-spanjolle-flet-per-ftesen-ne-ditelindjen-e-shfrenuar-te-lamine-yamalit"

Futboll

Gazeta Express

14/07/2025 14:03

“Na ofruan nga 10-20 mijë euro dhe na kërkuan…”, modelja spanjolle flet për ftesën në ditëlindjen e shfrenuar të Lamine Yamalit

Futboll

Gazeta Express

14/07/2025 14:03

Lamine Yamal e festoi dje ditëlindjen e 18-të përmes një feste të çmendur e të shfrenuar dhe krejtësisht private.

Një modele spanjolle, e quajtur Claudia Calvo, ka zbuluar detaje nga ftesa që e ka marrë për të marrë pjesë në këtë festë, shkruajnë mediat spanjolle, përcjell “Gazeta Express”.

Sipas saj, kusht kanë qenë përmasat specifike të gjoksit, ndërsa edhe telefonat ishin të ndaluar për t’i mbajtur afër.

“Më ftuan të merrja pjesë në festën e ditëlindjes së Lamine Yamal. Ofronin mes 10 mijë dhe 20 mijë euro për të shkuar, por nuk e di çfarë prisnin nga ne. Po kërkonin gra bionde me përmasa shumë specifike të gjoksit. Nuk lejonin t’i merrnim telefonat me vete”, deklaroi modelja spanjolle. /Gazeta Express