Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, është parë duke pirë kafe në një lokal të kryeqytetit me gazetarin e RTK-së, Blerim Haxhiaj, i cili para pak ditësh intervistoi kryeministrin në dorëheqje, Albin Kurti.
Intervista e Haxhiajt tërhoqi shumë kritika e tallje në opinionin publik për shkak të pyetjeve “të buta” që ai ia bëri liderit të Vetëvendosjes në një situatë kur institucionet e vendit janë bllokuar për shkak të moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës, i cili ka ngecur te pika e zgjedhjes së kryeparlamentarit.
Manxhuka, i cili u pa nga një gazetare në lokal, i parapriu me një postim në Facebook, duke ironizuar.
“Sapo isha në takim me gazetarin Blerim Haxhiaj në një lokal në mes të Prishtinës. Erdhi nje gazetare e KlanKosovës, kinse me telefon duke biseduar me dikë, ndërkohë shihej butoni i “Start/Pause” nga aeroplani, ishte duke na incizuar. Ftojmë t’i ndjekin edhe takimet me gazetarë/moderatorë të tjerë. Për më shumë na ndiqni sot në KlanKosova”, shkroi Manxhuka.